Aktualitet

Konferenca Ndërqeveritare me BE, Rama ironizon opozitën: “Dhis is ë mirrakëll of fridom”

Këto janë negociatat më intensive në historinë e integrimit, shkruan kryeministri Edi Rama, në një reagim pasi u njoftua se të hënën e 14 prillit, Shqipëria mban konferencën e katërt ndërqeveritare në Luksemburg.

Në statusin e tij në rrjetin socisal “Facebook”, Rama nuk ndal as ironinë ndaj opozitës dhe deklaratave të kryedemokratit Sali Berisha.

“Po si thanë? S’ka më hapje kapitujsh ëëë?! U alarmua Europa nga narkodiktatura ëëë?! Madje mua s’më dhanë as darkë se u solla keq ëëë?! Ëh ëh ëh… Të hënën në BE për Konferencën e Katërt të negociatave dhe një seri tjetër kapitujsh që hapen

Këto janë negociatat më intensive në historinë e integrimit dhe kur mendon që Mali i Zi negocion që nga 2012, ndërsa në që vjet dhe kur mendon edhe që kalendari ynë është vetëm 3 vjet, pra i mbyllim në 2027 e jemi gati për të hyrë në BE, atëherë s’ke si mos u thuash honxhobonxhove të kënetës politike e mediatike dhis is ëë mirrakëll of fridom God blles Allbenia️God blles Jurop”, shkruan Rama.

Këshilli i Europës njoftoi këtë të premte mbajtjen e konferencës së katërt të Shqipërisë, ku pritet hapja e dy grupkapitujve për tregun e brendshëm dhe konkurrencës, që përfshin konkretisht lëvizjen e lirë të mallrave dhe punëtorëve, lirinë për të ofruar shërbime, mbrojtjen e konsumatorëve, etj.

#Konferenca #Ndërqeveritare #Rama #ironizon #opozitën #Dhis #mirrakëll #fridom
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button