“Makina nuk është ngatërruar”/ Ish-drejtuesi i Policisë për atentatin në Lundër: S’kanë qenë vetëm dy autorë me motor

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë, Arben Hajdarmataj, është ka komentuar atentatin me 4 të plagosur në Tiranë.
Hajdarmataj: Nuk mendoj se makina si objektiv është ngatërruar. Mbase ata nuk kanë patur informacion se kush ka qenë në makinë.
Nuk mendoj se kanë qenë dy veta me motor. Grupi ka qenë më i madh sepse ndjekja nga Durrësi me një motor, në sensin praktik nuk funksionon.
Ata që sulmojnë gjejnë pjesën që s’ka kamera. Por ama te Sheshi Shqiponja ka kamera dhe nëse e kanë ndjekur, mund të identifikoheshin
Këto element kur i analizon, mendoj se objektivi si element nuk është ngatërruar, por nëse kanë patur në dijeni janë apo jo të miturit në makinë, është tjetër gjë.
Nuk mendoj se ka kohë për një rast të dytë. Nëse është vrasës me pagesë, nuk i llogarit efektet anësore. Do marrë paratë dhe do ikë. Ai ka punuar gjithë atë kohë për t’u gjetur në atë atentat.
#Makina #nuk #është #ngatërruar #Ishdrejtuesi #Policisë #për #atentatin #në #Lundër #Skanë #qenë #vetëm #autorë #motor
Java News