Aktualitet

AMP aksion blic në terren, inspekton lokalet e natës për drogë, lojra fati e muzikë jashtë orarit

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, gjatë mbrëmjes së djeshme, me të gjithë agjentët e saj në terren ka zhvilluar inspektime blic në Tiranë.

Inspektimet janë kryer në lokalet e natës për goditjen e veprimtarive të paligjshme, si lojërat e fatit, muzika në lokale jashtë orarit, parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe parandalimin e parkimeve të paligjshme.

Agjentët e AMP kanë inspektuar të gjitha pikat e kontrollit të policisë. Inspektimet janë bërë për të monitoruar punën e Policisë së Shtetit dhe për të inspektuar reagimin e policisë kur qytetarët bëjnë denoncime me qëllim përmirësimin e shërbimit policor.

#AMP #aksion #blic #në #terren #inspekton #lokalet #natës #për #drogë #lojra #fati #muzikë #jashtë #orarit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button