Ishte në koma i shkelur nga kali, Sergio Rico del nga terapia intensive

Vijne lajme ngushëlluese nga Sergio Rico, portieri i PSG-së i cili përfundoi në gjendje të rëndë pasi u rrëzua nga kali. Më 28 maj, pikërisht një ditë pas titullit kampion, Rico u aksidentua në provincën e Huelvas në Spanjë. Portieri rezervë i parisienëve kishte shkuar aty për pushime. Numri një andaluzian, i cili përfundoi në terapi intensive, ka dalë sot nga reparti në fjalë në spitalin e Seviljes. Një përmirësim i rëndësishëm pas atij të paralajmëruar pak ditë më parë. Në fakt, bashkëshortja e tij Alba Silva i kishte qetësuar të gjithë: “Po përmirësohet, me durim por hap pas hapi. Tashmë na thërret në emër”.
Lexo më tej: E përplasi kali i egërsuar dhe e shtypi karroca: Sergio Rico në gjendje stabël, por rëndë e në terapi intensive
Tashmë do të nisë faza e rikuperimit nga tronditja traumatike e trurit që u diagnostikua mbi një muaj më parë. Nga koma fillestare farmakologjike, Rico është shtruar në një pavijon normal të spitalit. Portieri i datëlindjes 1993 do të ndiqet nga një ekip specialistësh, siguron spitali. I madh ishte gëzimi i ish-klubit të tij, Sevilla, që nuk u kursye në Twitter: “Nuk mund të ishim më të lumtur”. Me andaluzianët Sergio Rico luajti për një kohë të gjatë, duke filluar nga ekipi i të rinjve.
Sergio Rico abandona la UCI y pasa a planta del hospital Virgen del Rocío.
No podemos estar más contentos. ¡Fuerza y mucho ánimo, Sergio!#NuncaTeRindas pic.twitter.com/TQjaNnkpW7
— Sevilla Fútbol Club (@SevillaFC) July 5, 2023
#Ishte #në #koma #shkelur #nga #kali #Sergio #Rico #del #nga #terapia #intensive
Lapsi