Aktualitet
Dyshohet se i ra infarkt, humb jetën në gjykatën e Tiranës një person

Një qytetar ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak në ambientet e Gjykatës së Tiranës.
Mësohet se, qytetari nuk është ndjerë mirë teksa qëndronte në hollin e gjykatës dhe ka kërkuar ndihmë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit, që ka lajmëruar ambulancën, por fatkeqësisht ka qenë tepër vonë, pasi viktima ndërroi jetë menjëherë.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet përkatëse për ngjarjen.
/a.r
#Dyshohet #infarkt #humb #jetën #në #gjykatën #Tiranës #një #person
Java News