Aktualitet

Tipologjia e bizneseve në vend, INSTAT: 61 mijë ndërmarrje nuk kanë të punësuar me pagë

Sipërmarrjet që dominojnë ekonominë shqiptare janë bizneset e vogla apo ato familjare që konsiderohen të vetëpunësuar.

Të dhënat që ofron Instituti i Statistikave flasin se në fund të 2023 bizneset aktive në vendin tonë ishin mbi 125 mijë në total.

Por ajo që çka vërehet është se 35 % e tyre apo 44 mijë janë biznese që operojnë në tregtinë me pakicë dhe shumicë si dhe në riparimin e automjeteve dhe motoçikletave.


Kjo shifër është tregues se shqiptarët e shohin hapjen e një dyqani apo njësie shërbimi familjarë, si formën më të përhapur se si fitohet jetesa.
Një tjetër e dhënë që ofrojnë statistikat e INSTAT është se gati gjysma e bizneseve aktive nuk kanë të deklaruar të punësuar me pagë.

Kjo tregon se 62 mijë biznese në vend menaxhohen nga pronari pa patur nevojën e të punësuarve.

Ndërkohë 37 % e bizneseve kanë të punësuar 1-4 punonjës, 5.4% janë me 5-9 punonjës dhe vetëm 6.4% kanë të punësuar 10 apo më shumë punonjës.
Të dhënat tregojnë se pjesa e madhe e bizneseve të vogla familjare drejtohen nga individë me arsim të ulët.

Stylish GIF

#Tipologjia #bizneseve #në #vend #INSTAT #mijë #ndërmarrje #nuk #kanë #të #punësuar #pagë
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button