Aktualitet
Shkup: Shpëtohet fëmija trevjeçar dhe tre të rritur që ishin bllokuar në teleferik

Zyrtarët e policisë shpëtuan një fëmijë trevjeçar dhe tre të rritur të bllokuar në teleferikun e Vodnos.
MPB njofton se për shkak të motit të keq dhe mungesës së energjisë elektrike kanë mbetur të bllokuar në teleferikun e Vodnos.
Nga MPB shtojnë se menjëherë pas marrjes së informacionit, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprime për gjetjen dhe shpëtimin e personave, pas së cilës ata në mënyrë të sigurtë, të shoqëruar nga zyrtarë policorë, kanë zbritur në drejtim të Shkupit./Tv21
#Shkup #Shpëtohet #fëmija #trevjeçar #dhe #tre #të #rritur #që #ishin #bllokuar #në #teleferik
gazetablic.com