Aktualitet
KRU Gjakova: “Nëse nuk ndalet shpenzimi i panevojshëm i ujit, do aplikohen reduktime rigoroze

KRU “Gjakova” ka bërë një postim në Facebook me apel të rëndësisë së lartë, duke kërkuar që të ndalen urgjentisht keqpërdorimet e ujit të pijes dhe shpenzimi i panevojshëm.
Bëhet e ditur se niveli i rezervuarëve ka rënë në minimum, dhe se nëse nuk ndalet shpenzimi i panevojshëm do aplikohen reduktime rigoroze në të gjithë zonën e shërbimit, përfshirë edhe qytetin e Gjakovës.
“Prodhimi ka arritur maksimumin e mundshëm, 1000l/ në sec, mirëpo nuk mjafton, ngase shpenzimi është enorm. Urgjentisht të ndalet shpenzimi i panevojshëm, uji i pijes të përdoret vetëm për nevoja esenciale”, thuhet tuje në njoftim.
#KRU #Gjakova #Nëse #nuk #ndalet #shpenzimi #panevojshëm #ujit #aplikohen #reduktime #rigoroze
gazetablic.com