Emrat/ Zbardhet dinamika e sherrit me armë në Tiranë! 8 persona të arrestuar, në kërkim 51-vjeçari që qëlloi…

Pas sherrit të mbrëmshëm në një lokal pranë Liqenit Artificial, Policia ka njoftuar se ka vendosur në pranga 8 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Të arrestuarit janë Kasem Stani(Pasha), Emiljan Ruko, Bjorni Tahiraj, Eriald Tahiraj, Denikiajder Tahiraj, Eduart Sulaj, Kastriot Stani, Elton Ajredinaj. Ndërkohë në kërkim është Ilir Shabanaj.
Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije gjithashtu se kanë sekuestruar edhe armën e zjarrit dhe celularët e të arrestuarve.
“Menjëherë pas njoftimit, për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në një lokal në rrugën “Sami Frashëri”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e përgjegjësve.
Si rezultat i veprimeve profesionale dhe të shpejta hetimore u zbardh dinamika e rastit, si dhe:
-u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Sh., 51 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se gjatë konfliktit për motive të dobëta, ka goditur me qytën e një arme zjarri, shtetasin K. S.(P.), 40 vjeç, i cili u dëmtua lehtë. Gjithashtu, rezultoi se 51-vjeçari qëlloi një herë, me këtë armë zjarri, në vendngjarje, por nga e shtëna nuk u dëmtua asnjë shtetas. Vijon intensivisht puna për kapjen e këtij shtetasi;
-u identifikuan dhe u arrestuan 8 shtetasit e përfshirë në konflikt: K. S. (P.), 40 vjeç, E. A., 43 vjeç, E. R., 39 vjeç, B. T., 24 vjeç, E. T., 35 vjeç, D. T., 30 vjeç, E. S., 47 vjeç dhe K. S., 53 vjeç, të akuzuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, informoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
#Emrat #Zbardhet #dinamika #sherrit #armë #në #Tiranë #persona #të #arrestuar #në #kërkim #51vjeçari #që #qëlloi
Java News