Aktualitet

“SHBA-të, aleati kyç”/ Bardhi takohet me zyrtarin e lartë të DASH: T’i qëndrojmë standardeve të një vendi demokratik

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi së bashku me disa deputetë të mazhorancës kanë zhvilluar një vizitë në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Gjatë vizitës në Ëashigton DC, deputetët e Parlamentit shqiptar  zhvilluan një takim me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor  Alexander “Sasha” Kasanof.

Bardhi thotë së SHBA mbetën aleati kyç dhe se shqiptarët janë me fat që i kanë patur gjithmonë në krah.

“Gjatë vizitës në Washigton DC, sëbashku me një delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë, zhvilluam një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Alexander “Sasha” Kasanof.

SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë patur gjithmonë në krah. Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standardeve të një vendi demokratik, duke nisur me garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE”-shkruan Bardhi.

#SHBAtë #aleati #kyç #Bardhi #takohet #zyrtarin #lartë #të #DASH #qëndrojmë #standardeve #të #një #vendi #demokratik
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button