Aktualitet

Moti i keq, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme!

Orët e fundit Tirana është përfshirë nga një stuhi e fortë me rreshje të shumta shiu. Grupet e emergjencës së Bashkisë Tiranë bashkë me skuadrat e tjera po punojnë intensivisht për të normalizuar situatën pas shirave të rrëmbyeshëm.

Edhe pse reshjet ishin tepër intensive, kanalizimet kulluan brenda një kohe të shkurtër sasinë e madhe të ujit, ndërsa lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve vijon aktualisht pa probleme.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, përmes një reagimi në rrjete sociale apelon qytetarët që të kenë kujdes dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme: “Tirana është përfshirë nga moti i keq, do të ketë reshje dhe erëra të forta. Ju lutem, tregoni kujdes dhe shmangni lëvizjet e panevojshme! Ekipet tona janë të gatshme për çdo situatë. Për çdo problem, raportoni në aplikacionin “Tirana Ime” ose telefononi 112”, shkruan ai.

#Moti #keq #Veliaj #apel #qytetarëve #Shmangni #lëvizjet #panevojshme
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button