Aktualitet
Kandidati i Listës Serbe bën thirrje nacionaliste, thyen edhe heshtjen zgjedhore

Teksa po shkon drejt mbylljes një proces relativisht i qetë votimi këtë të diel në Kosovë, protagonist është bërë kandidati i Listës Serbe për deputet, Milan Kostiq, i cili ka thyer heshtjen zgjedhore.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë thirrje për të votuar partinë e tij, e përveç kësaj ai u ka sugjeruar serbëve edhe numrat e kandidatëve për të cilët duhet të votojnë.
Mesazhi i tij gjithashtu përmbante gjuhë nacionaliste ku shkruhej “të gjithë për Serbinë”.
Me Ligjin e ri sipas nenit 37, “heshtja zgjedhore fillon” nga hapja e Qendrave të Votimit në ora 07:00, e deri në mbylljen e tyre në ora 19:00.
#Kandidati #Listës #Serbe #bën #thirrje #nacionaliste #thyen #edhe #heshtjen #zgjedhore
Java News