Aktualitet

Postuan video duke shtënë me armë, arrestohen tre burra e dy gra në Gjakovë

Policia ka arrestuar tre meshkuj e dy femra në Gjakovë, pasi në rrjete sociale ka qarkulluar një video ku shiheshin duke shtënë me armë zjarri.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarve, ku gjatë kontrollit është sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe 17 fishekë.

“Të dyshuarit janë arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Policia rastin e ka cilësuar si “përdorim i armës/armëmbajtje pa leje”.



#Postuan #video #duke #shtënë #armë #arrestohen #tre #burra #gra #në #Gjakovë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button