Aktualitet
Të shtëna armêsh në Shëngjin, 1 person i plagosur

Foto ilustruese
Një ngjarje e rëndë njoftohet në këto momente në Shëngjin. Sipas burimeve paraprake të shtëna me armê zjarri janë regjistruar në zonën e njohur si “Rana e hedhun”.
Të njëjtat buruime thanë se nga të shtënat është plagosur një person. Ai ka marrë një plumb në këmbë. Deri tani nuk dihen shumë detaje mbi rrethanat e ngjarjes dhe gjendjen e të plagosurit.
Mediat shkruajnë se i plagosuri ka marrë një plumb në këmbë. Policia dhe ambulanca kanë shkuar drejt vendit te ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.
Lajm në përditësim…
#Të #shtëna #armêsh #në #Shëngjin #person #plagosur
Lapsi