Aktualitet

ATK: Çdo tatimpagues ka të drejtën të shprehë pakënaqësi – ekspertët kritikojnë se gjobat janë të qëllimshme

Bizneset që merren me shitjen e cigareve kanë protestuar ditën e hënë para objektit të ATK-së, të cilët kanë kërkuar trajtim të dinjitetshëm nga ky dikaster.

Nga ana e Administratës Tatimore e Kosovës thonë se çdo tatimpagues ka të drejtën të shprehë pakënaqësinë e tij në forma të ndryshme.

Në lidhje me çështjen e rrezikimit të mbylljes se rreth 40 dyqaneve që shitet produkti i duhanit, është prononcuar zëdhënësia për media nga Administrata Tatimore e Kosovës, Valentina Sefa.

Sipas saj, ky dikaster ka krijuar mekanizma të dedikuar për dëgjim dhe trajtim të ankesave që kanë të bëjnë me trajtimet tatimore, raporton .

“Në lidhje me protestat e bizneseve të duhanit ndaj vendimeve të Administratës Tatimore, dëshirojmë të theksojmë se çdo tatimpagues ka të drejtën të shprehë pakënaqësinë e tij në forma të ndryshme. Ne respektojmë të drejtën e tyre për të protestuar dhe për të bërë të ditur shqetësimet e tyre”, tha ajo.

“Gjithashtu, dëshirojmë të nënvizojmë se këto pakënaqësi mund të adresohen edhe përmes kanaleve brenda institucionit tonë. Kemi krijuar mekanizma të posaçëm për të dëgjuar dhe për të trajtuar çdo ankesë ose sugjerim që lidhet me trajtimet tatimore”, theksoi Valentina Sefa nga Agjencia Tatimore e Kosovës për .

Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

Sipas tij dikasteri i Administratës Tatimore të Kosovës, tani ka për qëllim gjobat për bizneset dhe jo vetëdijësimin, gjë e cila sipas tij po e vështirëson ekonominë e të bërit biznes në shtetin e Kosovës.

“Në rend të parë duhet të kuptohet e vërteta që viteve të fundit në Kosovë faktikisht nuk ka dialog të mirëfilltë me sektorin privat, në rend të dytë vet fakti kryesor është qysh të barazohet në varfëri dhe jo në rolin ekonomik, atëherë biznesi është gjithmonë i targetuar për t’u gjobitur, e treta vet fakti që jemi hyrë në një fazë zgjedhore ku pritet të zgjidhet drejtori i ri i Administratës Tatimore të Kosovës dhe sot sa më tepër dënom bizneset dhe e vështirëson të bërit biznes në Kosovë,duket si nga kjo Qeveri më i favorizuar, por në fund bizneset dhe gjobat janë të mëdha”, tha ai.

Ndërkohë, sipas Gërxhaliut, duhet të ketë ngritje të zërit nga Asosacionet e Bizneseve në vendin tonë për t’ i mbrojtur bizneset.

“Gjobimi i ATK-së është dënimi dhe jo vetëdijësimi, jo informimi dhe ku shteti e ka orientim vetëm dënimin atëherë ka pengesë për bizneset. Kjo situatë është shqëtësuese,së paku duhet Asosacionet e Bizneseve duhet të ngrisin zërin dhe t’i mbrojnë bizneset dhe jo të mbetet në hijen e politikës dhe në servilitetin pro qeverisë dhe pro Administratës Tatimore të Kosovës”, thekson Gërxhaliu për .

Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic” edhe njohësi i çështjeve të ekonomisë, Jakup Bellaqa.

“Sa i përket se rreth 40 biznese të shitjes së cigareve shtrohet pyetja se sa paraqet problem për ekonominë e në veçanti çmimin e duhanit. Në këtë rast ATK-ja duhet të veprojë tek këto biznese duke verifikuar origjinën se a mbulohen me dokumentacion të nevojshëm nga dogana dhe a janë subjekte juridike të regjistruara në ARBK dhe nëse nuk janë të regjistruara, kjo në ketë rast paraqet informalitet nga ana e bizneseve dhe e dëmton buxhetin e shtetit të Kosovës dhe kontrolla nga ATK- ja mbështetet si mostër në çmimin e hapur të tregut apo çmimin mesatarë ku oferta dhe kërkesa e formojnë çmimin e tregut dhe vepron sipas ligjeve dhe procedurave që janë në fuqi”, tha ai.

“Këto biznese duhet ti kryejn obligimet sipas ligjeve tatimore dhe organet përgjegjëse, sigurisht se janë të thirrur që të kryejnë punët sipas detyrave dhe përgjegjësive në fuqi”, përfundoi Jakup Bellaqa.

//



#ATK #Çdo #tatimpagues #të #drejtën #të #shprehë #pakënaqësi #ekspertët #kritikojnë #gjobat #janë #të #qëllimshme
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button