Aktualitet

Sula nxjerr videon dhe ironizon Berishën: Ja aktet e një burri shteti, lë jashtë listave më të votuarat në primare

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka nxjerrë një video, në të cilën tregon se çfarë premtonte Sali Berisha për primaret brenda PD-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se ata që kanë qenë më të votuar në primare, kanë ngelur ose jashtë listave ose në lista të hapura.

“Burrat e shtetit e bëjnë diferencën me akte! Me të njëjtën përpikmëri dhe vendosmëri si zbatoi premtimin e dhënë për respektimin e votës së Antarësisë së Partisë Demokratike në primare, primar do jetë “madhështor” edhe me respektimin e premtimeve për ekonominë dhe shtetin e së drejtës. Tha që do respektoj kuotat, e bëri: Shikojini në video gratë më të votuara në primare trajtohen me privilegj; jashtë listave ose në lista të hapura.


“Rezultati në Primare do jetë element kryesor për listat e mbyllura”- Fiks, siç e premtoi ashtu e bëri: Ilir Alimehmetin e lëshoi në terren të egër edhe për një senator partie. Demokratët e Elbasanit i zgjodhën kandidatët e tyre në Primare: Primari e respektoi premtimin dhe Dashnor Sulën e përjashtoi nga çdo listë e mundshme. Madje edhe me nofkën “SKAPIST”. Ja pra, këto janë aktet e një burri shteti”, shkruan Sula.

#Sula #nxjerr #videon #dhe #ironizon #Berishën #aktet #një #burri #shteti #lë #jashtë #listave #më #të #votuarat #në #primare
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button