Aktualitet

Debati për posterat fyes, Rama: Kukull! Këlliçi: Luftoj korrupsionin pa etikë

Debati për banerat e fushatës po mbizotëron retorikën politike të ditëve të fundit. Fillimisht kundërshtitë nga opozita për posterat e Partisë Socialiste ku ekspozoheshin kryesocialisti Rama sipër dy drejtuesve të koalicionit bashkë fitojmë, Berisha-Meta.

Por gjatë 2 ditëve të fundit, një vëmendje të madhe kanë marrë banerat e Belind Këlliçit.

Pas mbledhjes së kryesisë së PS, Rama pati këtë koment për posterat e kandidatit të koalicionit bashkë fitojmë.

“Është një ofendim, përtej dëftesave të shkollës që u mungojnë, përtej gishatve të mesit që ua ngatërrojnë vendin. Nuk më bëjnë përshtypje sepse këta njerëz janë vënë në dispozicion për zorrën qorre, njhë maskë për non-gratan. Për zorrën qorre që e ka bërë Shqipërinë një shqetësim. Mund të mos kesh dëftesën, punë e madhe fort. Këto jan gjëra që i kalojnë, por t’i japësh fytyrën surretërve të të shkuarës për të marrë peng të ardhmen e vendit për halle personale, kjo është e papranueshme”, tha Rama.

Por Këlliçi u kundërpërgjigj nga njësia 5, duke i arsyetuar posterat me vendosmërinë e tij në luftën ndaj korrupsionit.

Për posterat e PS, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka bërë ankimim në KQZ, të njëjtën gjë që pritet ta bëj edhe PS për banerat e Këlliçit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button