Zhdukja e Jan Prengës, trondit kopshtari i kompleksit: Katër persona me armë më kërkuan ujë! Thanë se ka vdekur njëri…

Zbardhet dëshmia e kopshtarit të kompleksit Golden ky dyshohet se është vrarë Jan Prenga, e më pas trupi i tij është zhdukur.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se kopshtari Festim Bëxhdili ka deklaruar se ditën e ngjarjes kanë ardhur 4 persona të armatosur dhe se i kanë thënë se dikush ka vdekur.
Ai më pas ka treguar dhe sesi e zhvendosën trupin e pajetë nga një Range në një Fiat Doblo, dhe se i kërkuan një kazmë dhe një lopatë. Sipas dëshmisë së tij, në atë moment ka mbërritur edhe Altin Hajri dhe u ka kërkuar të largohen.
“Isha duke pastruar pishinën, kur erdhi një Range Rover i bardhë dhe u fut tek garazhi. Shkova t’i pyesja. Ishin 4 veta të armatosur. Nuk i njihja. Më kërkuan ujë dhe ju dërgova. Isha i frikësuar. Më thanë “ka vdekur njëri”.
Më thanë ta kalojmë nga makina në makinë. Isha shumë i trembur, nga armët e tyre edhe se pashë një të vdekur. E kaluam nga Range në një Fiat Doblo, që e përdornim për furnizimet në kompleks. E zhvendosëm trupin.
Fytyrat i kishin zbuluar, por nuk i kujtoj. Njëri kishte tatuazhe. Pastaj më kërkuan edhe një kazmë e një lopatë. Nga gjuha mu dukën si nga veriu. Aty erdhi pastaj Altin Hajri. Ai i shau dhe ju tha “ç’doni këtu, po na merrni në qafë”. Ju kërkoi të ikin shpejt.
Nuk e di c’bëri Altini pastaj. Nuk e di për çfarë i deshën kazmën e lopatën. Jua dhashë dhe ata i futën ne makinë. Pasi ata ikën unë shkova në shtëpi në Kavajë”, ka deklaruar ai.
#Zhdukja #Jan #Prengës #trondit #kopshtari #kompleksit #Katër #persona #armë #më #kërkuan #ujë #Thanë #vdekur #njëri
Java News