Aktualitet

4 ditë nga Maratona e Tiranës, Veliaj publikon itinerarin: Më shume së 4500 garues të regjistruar

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bën me dije se deri tani janë regjistruar më shume së 4500 garues për të marrë pjesë në edicionin e 8-të të maratonës së Tiranës, që zhvillohet 20 Tetor. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai shprehet se pjesëmarrësit do të vijnë nga mbi 50 vende të botës.

“Edhe 4 ditë na ndajnë nga aktiviteti më i madh sportiv i vitit, “Maratona e Tiranës 2024”, edicioni i VIII-të. Më shume së 4500 garues të regjistruar, nga te cilet mbi 900 te huaj, nga më shumë se 50 vende të botës, priten të garojnë në datë 20 Tetor, në 4 kategori:We too 5 km; 10 km; 21 km; 42 km”, shkruan kryebashkiaku i Tiranës.

Veliaj ka publikuar edhe itinerarin që do të përshkojë maratona duke kaluar nëpër pikat më tërheqëse të Tiranës. Kujtojmë se maratona do të zhvillohet në katër kategori kryesore: “Marathon”, “Half Marathon”, “Tirana 10K” dhe “We Too” dhe për secilën prej tyre janë parashikuar çmime të ndryshme.

/a.r

#ditë #nga #Maratona #Tiranës #Veliaj #publikon #itinerarin #Më #shume #së #garues #të #regjistruar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button