Kush do të jenë opinionistët e Love Island? Zbulojini sot

Sonte në orën 21:00 nis premiera ekskluzive e “Love Island Albania”. Në studion e menduar enkas për këtë format do të ketë shumë dinamika, momente të patransmetuara dhe dashuri të reja. Gjithashtu sot
-
do të zbulohen edhe opinionistët.
Rikujtojmë se fillimisht 5 çiftet, u trazuan nga hyrja e ‘bombshell’-it, Arlindit. Kaq mjaftoi që të fillojnë të lindin marrëdhënie të reja, por edhe ndarje.
Siç është transmetuar në këto ditë kanë qenë dy prej çifteve Amadea dhe Salion, Arlind dhe Sofiela që kanë vendosur të mos jenë çift me njëri-tjetrin.
Gjithashtu në episodin e djeshëm vilës të dashurisë iu bashkuan edhe dy “bombshell”, të cilët do t’i njihni akoma më mirë në premierën e kësaj të shtune.
Një çift i tretë ka vendosur ndarjen dhe dikush do i bashkohet Luana Vjollcës në studio, por këtë do ta zbuloni ekskluzivisht sonte në orën 21:00, në Tv Klan.
#Kush #të #jenë #opinionistët #Love #Island #Zbulojini #sot
Lapsi