Aktualitet

Aksident me fatalitet në Maliq

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e kaluar në aksin Korçë-Pogradec, pranë Maliqit.

Sipas të dhënave, automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin Aurel Çipi është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin K. L.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit tip “BMW”, Aurel Cipi dhe ka  ngelur i dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Audi” shtetasi K. L., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, raporton A2Cnn.



#Aksident #fatalitet #në #Maliq
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button