Aktualitet
Ndizen 2 vatra zjarri gjatë natës në Llogara, era ndihmon flakët

Dy vatra zjarri janë ndezur gjatë natës në Llogara. Mësohet se dy vatrat e zjarrit janë ndezur pranë hedhjes së mbeturinave në Llogara.
Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, por flakët po ndihmohen nga era. Në vendngjarje kanë shkuar mjetet zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
#Ndizen #vatra #zjarri #gjatë #natës #në #Llogara #era #ndihmon #flakët
Lapsi