Aktualitet

Live! Rama takim me të rinjtë në Belsh: Keni mundësinë të bëni një kapërcim më të madh se gjenerata e viteve ‘90

Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon këtë të enjte një takim me të rinj dhe të reja të Belshit. Në fillim të fjalës së tij ai ilustroi infrastrukturën e lënë pas dore në Belsh dhe mbarë Elbasanit para se Partia Socialiste të merrte pushtetin.

“Erdhem dhe kemi bërë një miting në një si te rruga kryesore po themi.Dje isha në Berat, kur kisha shkuar në Berat s’kishte rrugë. Shkoje në Lushnje, aty mbaronte, pastaj duhej të ktheheshe me napolonin  me zhurmën e fërrotave dhe balastrave të makinës, dhe këtu ku jemi ne kishte vetëm ferra, mbeturina, dhe harroja se mund të imagjinoja të më kuptonin dhe besonin kur u thosha në fillim se ky është i krijuar për të qenë vend turistik, këtu do vijnë turistët”,-tha Rama në fillim të fjalës së tij.

Rama: Ju jeni pararoje e votuesve të parë, njerëz të angazhuar me PS, ata që punoni çdo ditë për të përçuar mesazhin tonë dhe për të arritur në 11 maj të realizojmë një fitore jo për mua, as për deputetët apo qeverinë, por një fitore të rëndësishme për të përmbushur një mision historik që nuk është i yni, por pjesë e të cilit ne jemi.


Mision i gjeneratave të tëra. Zemra më dëgjon? Zogu, po më ndjek? Besoj se po më dëgjon, tani po. Ka dhe momente shkëputjesh. Unë i thash zogu se ai po shifte ne telefon çfarë po i thoshte zoçka që është shumë e rëndësishme, por është dhe më e rëndësishme që zogjtë dhe zoçkat të jenë bashkë në këtë moment për të realizuar diçka më shumë se për të tjerët, ka rëndësi për gjeneratën tuaj.

Është diçka që duhet ta merrni mend. Gjyshërit, prindërit të tuaj e të tjerë, e kanë pasur të pamundur që ta kenë dhe është diçka shumë serioze. Sepse nuk të vjen në jetë çdo ditë, çdo vit, në çdo zgjedhje kur ke mundësi të votosh, rasti që të jesh pjesë e një historie.

I erdhi gjeneratës së re të vitit 90, dhe sot i ka ardhur gjeneratës suaj, por nëse gjenerata e viti 90, pati mundësinë që të bëj një kapërcim të madh nga diktuara në liri, ju keni mundësi të bëni dhe kapërcim edhe më të madh. Nga Shqipëria gjeografikisht në Europë, në Shqipërinë në BE. Janë dy Shqipëri të ndryshme, totalisht, për ju në radhë të parë.

Stylish GIF

#Live #Rama #takim #të #rinjtë #në #Belsh #Keni #mundësinë #të #bëni #një #kapërcim #më #të #madh #gjenerata #viteve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button