Aktualitet
Studentët e mjekësisë bllokojnë kryqëzimin te ‘9-katëshet’, marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

Mes thirrjeve ‘ne studimet nuk i lëmë, por dorëheqja duhet dhënë’, protesta e studentëve të mjekësisëështë zhvendosur drejt kryqëzimit te ‘9-katëshet’ duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.
Ata pritet të mblidhen para Ministrisë së Arsimit, teksa kërkojnë një përballje me ministren Ogerta Manastirliu si dhe dorëheqjen e saj nëse nuk u jepet zgjidhje për kërkesat e tyre.
Studentët gjithashtu në protestën e sotme kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë procesin mësimor edhe javën e ardhshme.
#Studentët #mjekësisë #bllokojnë #kryqëzimin #9katëshet #marshojnë #drejt #Ministrisë #së #Arsimit
Lapsi