Në kërkim për shitje droge, ekstradohet nga Kroacia 51-vjeçari nga Lezha

Një 51-vjeçar nga Lezha është ekstraduar nga Zagrebi i Kroacisë, pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Sipas asaj që bëjnë të ditur blutë, 51-vjeçarit Gjykata e Lezhës, në vitin 2023, i ka caktuar, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në vitin 2023, dyshohet se ky shtetas ka qenë i implikuar në një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike Cannabis Sativa, me qëllim shitjen, rast i goditur nga Policia, te mbikalimi i Rrëshenit.
“Ekstradohet nga Zagrebi, një shtetas me masë sigurie “Arrest në burg”, nga Gjykata e Lezhës, për prodhim/shitje narkotikësh. Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Kroaci, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, A. Ll., 51 vjeç, i lindur në Lezhë.
Gjykata e Lezhës, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në vitin 2023, dyshohet se ky shtetas ka qenë i implikuar në një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike Cannabis Sativa, me qëllim shitjen, rast i goditur nga Policia, te mbikalimi i Rrëshenit”, njofton policia.
#Në #kërkim #për #shitje #droge #ekstradohet #nga #Kroacia #51vjeçari #nga #Lezha
Java News