Aktualitet
Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Prishtinë

Një burrë është gjetur pa shenja jete në Prishtinë të enjten, në banesën e tij, rastin në polici e ka raportuar djali i viktimës.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore si dhe njësia e emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
#Gjendet #shenja #jete #një #burrë #në #banesën #tij #në #Prishtinë
gazetablic.com