Sport

E FUNDIT/ Ilir Daja fiton trofeun e parë, Kupa e Shqipërisë shkon në duart e lojtarëve të Dinamos

Dinamo fituese e Kupës së Shqipërisë. Ilir Daja ka fituar trofeun e tij të parë me “nëndetësen”. Dinamo dhe Egnatia janë përballur në finalen e Kupës së Shqipërisë, e cila u vendos nga 11 metërshat. Një ndeshje me shumë emocione, që ka parë ekipin e Dajës dy herë në avantazh.

Mandela shënoi golin e parë në të 17 dhe pas shumë tentativash, Guindo barazoi në pjesën e parë. Mandela realizoi sërish në minutën e 61 dhe këtë herë ishte Bakayoko që barazoi në fundin e takimit. Koha shtesë la sërish në fuqi rezultatin 2-2, duke bërë që skuadrat t’i drejtoheshin penalltive. Nga pika e bardhë e 11 metërshave u tregua më e saktë Dinamoja. Yanana humbi penalltinë e fundit, duke e dërguar trofeun në duart e lojtarëve të Dinamoa./Sport Ekspres/

#FUNDIT #Ilir #Daja #fiton #trofeun #parë #Kupa #Shqipërisë #shkon #në #duart #lojtarëve #të #Dinamos
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button