Aktualitet

“Ne do të shkojmë në 80 mandate”, Denaj: E gjithë lista e PS, për të marrë sa më shumë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, deklaroi në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, se qytetarët duhet të votojnë Partinë Socialiste që, sipas saj, të mbyllet “një cikël shumëvjeçar tranzitimi”.

“Vetëm aksesi i financës, rregullave dhe ligjeve të Bashkimit Europian, mund ta mbyllë. Ne, me vetëm buxhetin tonë, nuk e bëjmë dot”, tha Denaj.

Në lidhje me projeksionin e mandateve në nivel kombëtar, ministrja u përgjigj: “Unë nuk bëj dot projeksione të sakta, por mendoj që kryeministri të gjithë listën e deputetëve i ka bërë për të marrë sa më shumë mandate”.


“Mënyra si jemi përfaqësuar si profile, është e tillë që po të punojmë të gjithë, marrim shumë më tepër mandate. Nëse do të nxjerrim të gjithë votuesit e PS, ne mund të marrim 80 mandate”, shtoi më tej Anila Denaj.

Stylish GIF

#të #shkojmë #në #mandate #Denaj #gjithë #lista #për #të #marrë #më #shumë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button