Aktualitet

A po shkon Frida Krifca drejt prangave? Ndërkombëtarët padi për abuzime me fondet e BE, ambasada gjermane, Eurojust dhe OLAF sjellin 3 dosjet e para në SPAK

A po shkon Frida Krifca drejt prangave? Ndërkombëtarët padi për abuzime me fondet e BE, ambasada gjermane, Eurojust dhe OLAF sjellin 3 dosjet e para në SPAK

SHKRUAR NGA RIGELS SELIMAN
10 PRILL 2023
A po shkon Frida Krifca drejt prangave? Ndërkombëtarët padi
Ndërkombëtarët mesa duket po shfaqin një rol shumë të rëndësishëm në luftën antikorrupsion dhe funksionimin e SPAK në Shqipëri. Reforma në drejtësi u bë falë investimeve dhe këmbënguljes së tyre, ndërsa duket se të gjithë i kanë sytë te SPAK dhe Byrja Kombëtare e Hetimit. Prokuroria e Posaçme në raportin vjetor për vitin që lamë pas, ka bërë me dije se ndërkombëtarët kanë nisur të sjellin dosje për çështje të caktuara. Sipas SPAK, kemi 3 dosje që kanë ardhur nga ambasada gjermane, EUROJUST dhe nga OLAF (Zyra Europiane kundër Mashtrimit). Për dy të parat nuk jepen detaje mbi përmbajtjen e dosjes, por e sigurt është që OLAF ka dërguar për ndjekje penale zyrtarë të ndryshëm, për abuzime me fondet e BE. Në këtë mes e rrezikuara kryesore është ministrja e Bujqësisë Frida Krifca. Gazeta “SOT” e raportoi pak muaj më parë se OLAF, zyra e Bashkimit Evropian kundër mashtrimit në operacionet e saj ka kapur shkelje në shpërndarjen e fondeve të BE nga AZHBR, të cilat nuk kanë shkuar për fermerët, por në qoka për pushtetarët. Në këtë skemë del emri i Frida Krifcës, e cila akuzohet për afera të rënda. Në lidhje me çështjen e OLAF, sipas burimeve, një raport i kësaj strukture mësohet se është paraqitur pranë zyrave të SPAK me vërejtjet dhe gjetjet përkatëse në përdorimin e fondeve nga AZHBR. Në lidhje me këtë çështje, gazeta “SOT” dërgoi në fund të vitit 2022 dhe një kërkesë për informacion tek SPAK për dosjen që ka dorëzuar OLAF për AZHBR, por nuk morëm asnjë përgjigje.

Presionet e forta brenda SPAK

Gjithashtu, burime bëjnë me dije se është nisur një hetim dhe ka informacione se nga presione të forta dhe ndërhyrje të fuqishme, çështja për pak sa nuk kaloi pa zhurmë nga SPAK tek Prokuroria e Tiranës. Gjithë kjo situatë tregon që politika po ushtron një presion shumë të fortë ndaj kësaj strukture. Nga ana tjetër SHBA ka dhënë së fundmi sinjale se zyrtarët e lartë të zhytur në afera nuk kanë nga të shkojnë. 2023 është një vit sfide për SPAK, i cili ka në krye tashmë një emër të panjollë, një emër që mbështetet nga partnerët tanë ndërkombëtarë dhe kryesisht SHBA.

Hetimi për fondet e BEKëto denoncime vijnë pasi, përfaqësuesit e OLAF kanë shkuar në një drejtori në vend, ku kanë sekuestruar kompjutera dhe dosje, pasi kanë zbuluar se janë grabitur me miliona euro fonde të BE. Si duket dosja tashmë ka shkuar në SPAK. Por hetimin e OLAF për AZHBR e ka denoncuar pak kohë më parë dhe zyrtari i Partisë së Lirisë, Vojo Bregu. Ai ka zbuluar kohë më parë se zyrat e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) në Tiranë janë vendosur nën hetim nga OLAF, Zyra e Antikorrupsionit në Bashkimit Europian, e cila po heton mënyrën e përdorimit të fondeve të projektit “IPARD II” për subvencionimin e bujqësisë shqiptare. Sipas tij, OLAF nisi një operacion blic në zyrat e AZHBR-së, e cila menaxhon fondet e BE për subvencionimin e fermerëve shqiptarë. Sipas Bregut, zyrtarët e OLAF-it kanë hyrë në zyrat e shtetit shqiptar si “në një vend krimi” dhe “u kanë kërkuar punonjësve që të dorëzojnë telefonat. Po ashtu, kanë sekuestruar kompjuterat dhe dokumente të tjerë”.

NJOFTIME PUNE
English Version
Kontakto redaksinë

BREAKING NEWS
SPARTAK BRAHO ZBARDH SHKRESAT SHOKUESE TË ’97: BERISHA DHA 700 PASAPORTA DIPLOMATIKE, PAJISI GJITHË FAMILJEN E TIJ DHE E LARGOI NGA SHQIPËRIA, JA PSE HAPJA E KËSAJ DOSJEJE DO TË SJELLË BEFASIRA TË MËDHA
x
POLITIKE

A po shkon Frida Krifca drejt prangave? Ndërkombëtarët padi për abuzime me fondet e BE, ambasada gjermane, Eurojust dhe OLAF sjellin 3 dosjet e para në SPAK

SHKRUAR NGA RIGELS SELIMAN
10 PRILL 2023
A po shkon Frida Krifca drejt prangave? Ndërkombëtarët padi
Ndërkombëtarët mesa duket po shfaqin një rol shumë të rëndësishëm në luftën antikorrupsion dhe funksionimin e SPAK në Shqipëri. Reforma në drejtësi u bë falë investimeve dhe këmbënguljes së tyre, ndërsa duket se të gjithë i kanë sytë te SPAK dhe Byrja Kombëtare e Hetimit. Prokuroria e Posaçme në raportin vjetor për vitin që lamë pas, ka bërë me dije se ndërkombëtarët kanë nisur të sjellin dosje për çështje të caktuara. Sipas SPAK, kemi 3 dosje që kanë ardhur nga ambasada gjermane, EUROJUST dhe nga OLAF (Zyra Europiane kundër Mashtrimit). Për dy të parat nuk jepen detaje mbi përmbajtjen e dosjes, por e sigurt është që OLAF ka dërguar për ndjekje penale zyrtarë të ndryshëm, për abuzime me fondet e BE. Në këtë mes e rrezikuara kryesore është ministrja e Bujqësisë Frida Krifca. Gazeta “SOT” e raportoi pak muaj më parë se OLAF, zyra e Bashkimit Evropian kundër mashtrimit në operacionet e saj ka kapur shkelje në shpërndarjen e fondeve të BE nga AZHBR, të cilat nuk kanë shkuar për fermerët, por në qoka për pushtetarët. Në këtë skemë del emri i Frida Krifcës, e cila akuzohet për afera të rënda. Në lidhje me çështjen e OLAF, sipas burimeve, një raport i kësaj strukture mësohet se është paraqitur pranë zyrave të SPAK me vërejtjet dhe gjetjet përkatëse në përdorimin e fondeve nga AZHBR. Në lidhje me këtë çështje, gazeta “SOT” dërgoi në fund të vitit 2022 dhe një kërkesë për informacion tek SPAK për dosjen që ka dorëzuar OLAF për AZHBR, por nuk morëm asnjë përgjigje.

Presionet e forta brenda SPAK

Gjithashtu, burime bëjnë me dije se është nisur një hetim dhe ka informacione se nga presione të forta dhe ndërhyrje të fuqishme, çështja për pak sa nuk kaloi pa zhurmë nga SPAK tek Prokuroria e Tiranës. Gjithë kjo situatë tregon që politika po ushtron një presion shumë të fortë ndaj kësaj strukture. Nga ana tjetër SHBA ka dhënë së fundmi sinjale se zyrtarët e lartë të zhytur në afera nuk kanë nga të shkojnë. 2023 është një vit sfide për SPAK, i cili ka në krye tashmë një emër të panjollë, një emër që mbështetet nga partnerët tanë ndërkombëtarë dhe kryesisht SHBA.

Hetimi për fondet e BE

Këto denoncime vijnë pasi, përfaqësuesit e OLAF kanë shkuar në një drejtori në vend, ku kanë sekuestruar kompjutera dhe dosje, pasi kanë zbuluar se janë grabitur me miliona euro fonde të BE. Si duket dosja tashmë ka shkuar në SPAK. Por hetimin e OLAF për AZHBR e ka denoncuar pak kohë më parë dhe zyrtari i Partisë së Lirisë, Vojo Bregu. Ai ka zbuluar kohë më parë se zyrat e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) në Tiranë janë vendosur nën hetim nga OLAF, Zyra e Antikorrupsionit në Bashkimit Europian, e cila po heton mënyrën e përdorimit të fondeve të projektit “IPARD II” për subvencionimin e bujqësisë shqiptare. Sipas tij, OLAF nisi një operacion blic në zyrat e AZHBR-së, e cila menaxhon fondet e BE për subvencionimin e fermerëve shqiptarë. Sipas Bregut, zyrtarët e OLAF-it kanë hyrë në zyrat e shtetit shqiptar si “në një vend krimi” dhe “u kanë kërkuar punonjësve që të dorëzojnë telefonat. Po ashtu, kanë sekuestruar kompjuterat dhe dokumente të tjerë”.

Abuzimet me skemën e IPARD

Eriona Kokoneshi, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi është një ndër përfituesit e skemës së IPARD. Ajo ka përfituar, një mbështetje totale prej 45 mijë eurosh investim për blerje pajisje dhe makineri linje prodhim vere. Këto janë vreshtat e kryetarit të bashkisë së Divjakës ku do të implementojë paratë e fituara, të publikuar pak ditë më parë nga “Inside Story” në “Top Channel”. Bashkëshortja e kreut të Bashkisë së Divjakës është në konflikt të pastër interesi, pasi 25% e fondeve dhe më konkretisht 11 mijë euro që do ti falen janë nga buxheti i shtetit dhe jo nga fondet e BE-së. Ndryshe nga fermerët e Divjakës që nuk kanë mundur t’i afrohen skemës së IPARD, nga thirrja e dytë e kësaj skeme ka përfituar edhe nipi i kreut të bashkisë së Divjakës, Andi Kokoneshi. Ai është mbështetur me 32 mijë në sektorin e qumështit. Eriona Kokoneshi, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi është një ndër përfituesit e skemës së IPARD. Ajo ka përfituar, një mbështetje totale prej 45 mijë eurosh investim për blerje pajisje dhe makineri linje prodhim vere. Këto janë vreshtat e kryetarit të bashkisë së Divjakës ku do të implementojë paratë e fituara. Bashkëshortja e kreut të Bashkisë së Divjakës është në konflikt të pastër interesi, pasi 25% e fondeve dhe më konkretisht 11 mijë euro që do ti falen janë nga buxheti i shtetit dhe jo nga fondet e BE-së. Ndryshe nga fermerët e Divjakës që nuk kanë mundur t’i afrohen skemës së IPARD, nga thirrja e dytë e kësaj skeme ka përfituar edhe nipi i kreut të bashkisë së Divjakës, Andi Kokoneshi. Ai është mbështetur me 32 mijë në sektorin e qumështit. Kompania rezulton të jetë 70% në pronësi të Klajdi Myzaferaj, cili rezulton të jetë anëtar i Partisë Socialiste të Vlorës. Libonike Nurellari, këshilltare e Këshillit Bashkiak të Poliçanit për PD-në, man rekordin si aplikantja që është shpallur më shumë herë fituese.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button