Aktualitet

Mediat nxjerrin blof kryeministrin Rama, qeveria akordon rreth 156 milionë euro për gjobat e Arbitrazhit përfshi dhe Becchettin

Mediat nxjerrin blof kryeministrin Rama, qeveria akordon rreth 156 milionë euro për gjobat e Arbitrazhit përfshi dhe Becchettin

Mediat nxjerrin blof kryeministrin Rama, qeveria akordon rreth 156 milionëEdhe pse injoroi publikisht vendimin e Qendrës Ndërkombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve (ICSID) pro biznesmenit italian Francesco Becchetti, i cili fitoi të drejtën e dëmshpërblimit prej 108 milionë eurosh nga shteti shqiptar, kryeministri Edi Rama dhe qeveria duket se po veprojnë ndryshe nga deklaratat ndaj ish-pronarit të televizionit “Agon Channel”. Rrjeti Ballkanik i Raportimit Investigativ (BIRN) ka zbuluar se qeveria shqiptare ka lëvruar një fond prej 156 milionë eurosh për të dëmshpërblyer disa kompani të huaja që kanë fituar gjyqet në Arbitrazhin Ndërkombëtar ndaj Shqipërisë për çështje investimi dhe pronësie. Në artikullin e datës 7 prill, BIRN nënvizon se në listën e dëmshpërblimeve është dhe sipërmarrësi italian Becchetti, pa përcaktuar shifrën e dëmshpërblimit. Gjithashtu, nuk përmendet as se cilat janë këto kompani dhe biznese që do të kompensohen nga buxheti i shtetit tonë. Por, ajo çfarë është tronditëse është fakti se kryeministri është dorëzuar para ICSID dhe përpjekja e tij si lider i pakompromistë dhe kundravënës ndaj biznesmenëve me investime kriminale, rezultoi një “tullumbace e shfryrë”. Edhe nëse ai do të mbajë premtimin për të nxjerrë Shqipërinë nga Arbitrazhi Ndërkombëtar i Bankës Botërore (ICSID), sërish nuk i shpëton dot detyrimit për të kompensuar Becchettin, pasi veprime të tilla mund të kryhen në rast se vendimi gjyqësor merret pas tërheqjes së një shteti nga ky institucion i mbrojtur me konventë të OKB.BIRN: Qeveria do paguajë 156 milionë euro për gjyqet e humbura, bashkë me Becchettin.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button