Berisha premton: Do ngremë Bankën Zhvillimore të Shtetit, 80% e interesit do paguhet nga qeveria

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me fermerët e Elbasanit, ka premtuar se nëse vjen në qeverisje pas zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, do të ngrihet Banka Zhvillimore e Shtetit.
Kjo bankë do të ketë si synim lëshimin e kredive të buta, e 80% e interest të tyre do të paguhet nga shteti. Gjithashtu Berisha u shpreh se programi demokratik qeverisës parashikon krijimin e një fondi të veçantë që do mbrojë fermerët nga fatkeqësitë natyrore.
Një premtim tjetër ishte dhe mbrojtja nga mbiprodhimi, teksa kryedemokrati tha se fermerët do të shpërblehen me çmimin bazë për çdo mbiprodhim. Në këtë mënyrë do shmanget kërcënimi nga falimentimi i fermerit.
“Fondi do të shkojë në 230 mln euro subvecion. Do subvecionojmë pa përjashtim, pa asnjë kriter tjetër. Heqim çdo pengesë tjetër. Ne do ngremë Bankën Zhvillimore të Shtetit me të cilin ju do merrni linja kreditit të buta, 80% të interesit e paguan shteti për ju. Cilido që ka nevojë do adresohet aty me planin e biznesit dhe projektin e tij, qeveria do I mbulojë 80% të interesit. Do krijojë fondin e vecanntë për t’ju mbrojtur ju nga fatkeqësiste natyrore. Qeveria do ju mbrojë nga mbiprodhimi. Ndodh, e çdo mbirpodhim do shpërblehet me çminim bazë që fermerët mos të kërcenohen nga falimentimi. Janë mijëra fermerë që e pesojnë nga ngricat. Ngricat e javëve më parë kanë dëmtuar mijëra fermerë. Sigurisht shteti do ketë një fond që do u përgjigjet fermerëve. Qeveria merr përsipër investime shumë serioze në vaditje, në kullim dhe mbrojtjen e tokës. Ne jemi një vend plotë ujëra. Megjithatë, siperfaqja e vaditjes jo që nuk shtohen por zvogëlohen”, tha Berisha.
#Berisha #premton #ngremë #Bankën #Zhvillimore #të #Shtetit #interesit #paguhet #nga #qeveria
Java News