Aktualitet

Neymar thyen rekordin e Pele, bëhet shënuesi më i mirë në historinë e Brazilit

Neymar u bë shënuesi më i mirë në historinë e Brazilit duke kaluar legjendën Pele. Sulmuesi 31-vjeçar arriti kuotën e 79 golave pas fitores 5 – 1 të përfaqësueses së tij me Bolivinë në ndeshjen e parë kualifikuese të Kupës së Botës 2026.

Neymar realizoi 2 herë dhe mund të kishte shënuar më shumë, por penalltia e goditur prej tij u prit nga portieri. Golat e tjerë u realizuan 2 nga Rodrygo dhe 1 nga Raphinha.

Neymar tani duhet të synojë edhe rekordin e më shumë ndeshjeve të luajtura që mbahet nga Cafu, 142 në total, ndërsa deri më tani ai ka zhvilluar 125 aq sa ka Roberto Carlos.

#Neymar #thyen #rekordin #Pele #bëhet #shënuesi #më #mirë #në #historinë #Brazilit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button