Aktualitet
Në vigjilje të përvjetorit të pavarësisë, Haradinaj viziton familjen Jashari

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të vizitojë sot familjen Jashari në Prekaz.
Sipas njoftimit që ka lëshuar AAK-ja, nga ora 12:00, Haradinaj do të bëjë homazhe në vigjilje të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
“Sot, më datë 16 shkurt, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj zhvillon aktivitete sipas kësaj agjende; 11:30 – Vizitë në Familjen Jashari, në Prekaz; 12:00 – Homazhe në vigjilje të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz;”, thuhet në njoftim.
#Në #vigjilje #të #përvjetorit #të #pavarësisë #Haradinaj #viziton #familjen #Jashari
gazetablic.com