Aktualitet

Fenomeni “Mihal” edhe në Krujë/ Donin të iknin pa paguar, roja i parkingut u varet në kofanon e makinës turistëve të huaj, plagoset në kokë

Një çift turistësh, në tentativë për t’u larguar pa paguar, janë konfliktuar me rojen e një parkingu privat në afërsi të Kalasë së Krujës.

Janë të paqarta ende rrethanat e ngjarjes, por roja i parkingut, në tentativë për t’i bllokuar, është varur në kofanon e autoveturës së turistëve.

Por kjo nuk i ka ndaluar turistët, të cilët e kanë marrë me vete në kofano rojen për disa dhjetra metra, duke e lënë këtë të fundit të plagosur rëndë në tokë.


Turistët, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, janë larguar.

Policia është angazhuar menjëherë dhe ka ndaluar në qytetin e Fushë-Krujës një autoveturë me turistë turq, por është ende e paqartë nëse ata kanë lidhje me aksidentin.

Po verifikohen kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë për të zbardhur ngjarjen, pasi i plagosuri Bujar Dedja është dërguar me urgjencë tek Trauma dhe nuk është në gjendje të japë shpjegime.

#Fenomeni #Mihal #edhe #në #Krujë #Donin #të #iknin #paguar #roja #parkingut #varet #në #kofanon #makinës #turistëve #të #huaj #plagoset #në #kokë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button