Aktualitet

GJKKO shtyn vendimin për Belerin, ja kur do zhvillohet seanca e radhës. Avokati: 10 muaj burg është boll

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, i cili ndodhet në burg, nën akuzën për blerje votash.

Seanca e radhës do të mbahet më 5 mars 2023.

Flet për mediat avokati i Fredi Belerit:

Provuam me prova që Prokuroria nuk na ka dhënë prova, për bashkëpunëtorin e policisë dhe Prokurorisë. Cituam dhe udhëzimin përkatës ku është paguar në mënyrë të paligjshme. Pasi është arrestuar Beleri, kanë filluar të rregullojnë të gjitha letrat. Proces i paligjshëm dhe i montuar, standard i dyfishtë.

Nga data 8 maj deri në 14 maj janë siguruar tabulattet, por ai nuk ka qenë fare në Himarë. S’na kanë dhënë as tabulatet e telefonave të Arsenit. Kanë qëllim ta dënojnë sepse duan të mbajnë bashkinë e Himarës. 10 muaj burg është boll./m.j

#GJKKO #shtyn #vendimin #për #Belerin #kur #zhvillohet #seanca #radhës #Avokati #muaj #burg #është #boll
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button