Sport

“Kisha një takim të shkëlqyer me Uzunin”, trajneri kënaqet me lojën e sulmuesit shqiptar: Pozicionohet mirë në fushë

Trajneri i Austin-it ka pasur një takim pozitiv me Myrto Uzunin rreth ndeshjes së fundit kundër Cincinnati-t. Nico Estevezi ka mbetur i kënaqur me lojën e sulmuesit shqiptar, pavarësisht se skuadra u mposht me rezultatin 2-1. Ai ka thënë se Uzuni ishte i pozicionuar mjaft mirë në fushë, por topi jo gjithmonë mbërrinte te ai.

“Kisha një takim të shkëlqyer me të dje, sepse e përjetuam ndeshjen kundër Cincinnati-t. Ai ishte i vendosur në pozicione të mira gjatë gjithë kohës. E vetmja gjë ishte se disa herë topi nuk arriti atje ku ishte ai”, ka thënë ndër të tjera Nico Estevezi./Sport Ekspres/

#Kisha #një #takim #të #shkëlqyer #Uzunin #trajneri #kënaqet #lojën #sulmuesit #shqiptar #Pozicionohet #mirë #në #fushë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button