Dikur kryebashkiak, sot kandidat për deputet, Rama për garimin në Tiranë: Mision i ri për mua!

Kryeministri Edi Rama po mban një takim në njësinë 6 në kryeqytet, ku foli mes të tjerash edhe për faktin që është pjesë e garës në Tiranë më 11 maj.
“Jam këtë herë deputet i Tiranës. Kjo është mision i ri për mua, për shkak të ndjekjes së fushatës, kam shkuar në shumë pjesë të Tiranës, kam parë ndryshime të jashtëzakonshme. Tirana është diçka krejt tjetër, nga ajo që ka qenë. Ky qytet ka potencial të jashtëzakonshëm për t’u bërë akoma më i mirë për pjesëzat e veta. Sot, ajo qendër, e vjetra, është shumë lart, qyteti është bërë më i madh. Qyteti ka edhe qendra të tjera, ku ka komunitete ku jetojnë. Është momenti për t’i dhënë hov tjetër dhe cilësi tjetër jete komuniteteve”, theksoi ai.
#Dikur #kryebashkiak #sot #kandidat #për #deputet #Rama #për #garimin #në #Tiranë #Mision #për #mua
Java News