Aktualitet
Lëndohen dy femra e një mashkull gjatë një rrahjeje, një person kërkohet nga policia

Gjatë një rrahjeje në rrugën Prishtinë-Ferizaj mëngjesin e së hënës, ku ishin të përfshirë disa persona, policia njofton se janë përdorë edhe armë zjarri.
Bëhet e ditur se lëndime trupore kanë pësuar dy femra dhe një mashkull.
Në vendngjarje në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa lidhur me rastin janë intervistuar 9 persona.
Organet e rendit njoftojnë se të lënduarit janë dërguar ne tretman mjekësor në QKUK, ndërsa lidhur me rastin është identifikuar një i mashkull kosovar cili është në kërkim policor.
#Lëndohen #femra #një #mashkull #gjatë #një #rrahjeje #një #person #kërkohet #nga #policia
gazetablic.com