Sport

VIDEO/ Rashica shkëlqen në fitoren e Beshiktashit, fiton penallti dhe jep një asist të përkryer për Imobilen –

Beshiktashi ka marrë sot një fitore 0-3 në transfertën kundër Kajserisporit. Një meritë të madhe në këtë 3-pikësh ka edhe Milot Rashica. Anësori shqiptar fitoi një 11 metërsh në pjesën e dytë të lojës, i cili më pas u shndërrua në gol nga Çiro Imobile në minutën e 76 të takimit.

Ndërkohë, në minutën e 91-të Rashica ktheu sërish prozhektorët nga vetja me asistin e përkryer që dha për Imobilen. Topi shkoi si me telekomandë te sulmuesi italian, i cili vulosi shifrat në 0-3 me golin e shënuar me kokë. Titullar në këtë përballje ishte edhe Ernest Muçi, i cili u zëvendësua në minutën e 65 të ndeshjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/



#VIDEO #Rashica #shkëlqen #në #fitoren #Beshiktashit #fiton #penallti #dhe #jep #një #asist #të #përkryer #për #Imobilen
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button