Sport

U kthye nga dëmtimi dhe përfundoi menjëherë në formacionin më të mirë të javës, Gjimshiti është në formën e duhur

Berat Gjimshiti shqetësoi jo pak opinionin sportiv në Shqipëri, me dëmtimin që pësoi një javë më parë. Por fatmirësisht lëndimi ishte i lehtë dhe kapiteni i Kombëtares iu rikthye stërvitjes brenda pak ditëve.

Mbrojtësi i Atalantës hyri përsëri në fushë përballë Leçes, ku tregoi se vazhdon të jetë në formën e duhur. Gjimshiti është vlerësuar me notën 8 nga “Sofascore”. Një vlerësim që e ka bërë pjesë të formacionit më të mirë të javës së 34-t të Serisë A./Sport Ekspres/

#kthye #nga #dëmtimi #dhe #përfundoi #menjëherë #në #formacionin #më #të #mirë #të #javës #Gjimshiti #është #në #formën #duhur
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button