Mundën Realin dhe thanë se ishin në finale

PSG ka arritur të fitojë në transfertë ndaj Arsenalit, duke befasuar jo pak, teksa pas eliminimit të Real Madridit, shumë menduan se topçinjtë mund të arrinin në finale. Kjo humbje ka qenë befasuese edhe për Rooney, i cili u shpreh se u zhgënjye jo vetëm nga lojtarët e Arsenalit, por edhe nga tifozët e Arsenalit.
“PSG duhet të kishte fituar me 2 ose 3 gola dje. Jam pak i zhgënjyer nga mënyra sesi luajti Arsenali, por edhe nga tifozët e Arsenalit. Tifozët kundër Realit ishin të shkëlqyer, dje me PSG ishin pak të tërhequr. Tifozët duhej të ishin aty për ta mbështetur ekipin. Po ashtu edhe lojtarët, ata mundën Real Madridin dhe menduan se e kishin finalen e garantuar, nuk funksionon kështu. Unë dua të shkoj Arsenali në finale dhe të fitojnë këtë kompeticion”, tha Rooney. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#Mundën #Realin #dhe #thanë #ishin #në #finale
SportExpress