Aktualitet

Furnizonin klientët VIP me kokainë, arrestohen shqiptari dhe dy miqtë e tij nga Bellizona

Policia Kantonale dhe antidroga e qytetit të Bellinzonës kanë finalizuar një operacion për goditjen e një rrjeti shpërndarësish të lëndëve narkotike mes kufirit italo-zviceran.

Tre persona u arrestuan, mes tyre edhe një shqiptar, teksa u sekuestrua sasi kokaine dhe prova të tjera. Të dyshuarit ishin të dedikuar në shitjen e drogës për klientët VIP në të dy krahët e kufirit.

Në pranga ranë zviceranët 51 dhe 31 vjeç, banues në Bellizona dhe shqiptar 41-vjeçar, emigrant i paligjshëm në vendin fqinj.

Të tre dyshohet se janë përfshirë në një biznes të madh shpërndarjeje droge, veçanërisht kokainë, për klientët vendas, kryesisht të përzgjedhur.

Shqiptari jetonte përkohësisht në banesën e 51-vjeçarit. Kontrolli në banesë pas dyshimeve dhe gjurmimit që zgjati disa javë, çoi në zbulimin e një sasie kokaine dhe marijuane (mbi 1000 gramë), që po e shpërndanin në kanton, informon media.

Krimet ndaj tyre janë shkelje e rëndë dhe shkelje e ligjit federal për narkotikët si dhe shkelje e ligjit federal për të huajt dhe integrimin e tyre. Hetimet koordinohen nga prokurori publik Luca Losa.

#Furnizonin #klientët #VIP #kokainë #arrestohen #shqiptari #dhe #miqtë #tij #nga #Bellizona
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button