Aktualitet
Nënshkruhet kontrata prej 2.7 milionë euro për renovimin e palestrës së sporteve në Gjilan

Është nënshkruar kontrata në vlerë 2.7 milionë euro, për renovimin e Palestrës së Sporteve në Gjilan.
Me këtë sipas kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, sportistët do të kenë kushte më të mira për të kryer aktivitete e tyre.
“Kemi nënshkruar kontratën me vlerë prej rreth 2.7 milionë euro, po rinovojmë Palestrën e Sporteve, duke u ofruar sportistëve tanë kushte të shkëlqyera për t’u stërvitur, për të shkëlqyer dhe për të na bërë krenarë”, tha Hyseni.
Postimi i plotë:
#Nënshkruhet #kontrata #prej #milionë #euro #për #renovimin #palestrës #së #sporteve #në #Gjilan
gazetablic.com