Vëllai qëlloi me armë vëllanë, policia e Divjakës: Konflikti për shkak të pronësisë, në kërkim autori

Policia e Divjakës ka sqaruar rrethanat e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së martës, në fshatin Fier Seman në Divjakë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, shkak i konfliktit me armë mes dy vëllezërve Konja erdhi pas një debati për motive pronësie.
“Shtetasit Z. K., 58 vjeç dhe A. G., 57 vjeç, kanë goditur me grushte shtetasin Sh. K., 50 vjeç (vëllai i shtetasit Z. K).
Pas konfliktit, shtetasi Sh. K., ka gjuajtur me armën e gjahut të cilën e kishte me leje, ku për pasojë është dëmtuar mjeti i shtetasit A. G.
Eshtë shoqëruar në Komisariat shtetasi Sh. K. dhe janë shpallur në kërkim shtetasit Z. K. dhe A. G.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim”, thotë policia.
Divjakë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në fshatin Fierseman, Divjakë, pas një debati për motive pronësie, shtetasit Z. K., 58 vjeç dhe A. G., 57 vjeç, kanë goditur me grushte shtetasin Sh. K., 50 vjeç (vëllai i shtetasit Z. K).
Pas konfliktit, shtetasi Sh. K., ka gjuajtur me armën e gjahut të cilën e kishte me leje, ku për pasojë është dëmtuar mjeti i shtetasit A. G.
Eshtë shoqëruar në Komisariat shtetasi Sh. K. dhe janë shpallur në kërkim shtetasit Z. K. dhe A. G.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
#Vëllai #qëlloi #armë #vëllanë #policia #Divjakës #Konflikti #për #shkak #të #pronësisë #në #kërkim #autori
Java News