Life Style
Fundjava me diell dhe temperatura deri në 23°C

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e herëpashershme të vranësirave kalimtare.Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek dhe valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.