Aktualitet

Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Ilir Alimehmeti, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, ishte i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, ku deklaroi se nëse Partia Demokratike humb zgjedhjet, duhet një “analizë e hollësishme dhe e thellë”.

“Çdo forcë politike që humb zgjedhjet ka nevojë për analizë të hollësishme dhe të thellë. Jo detyrimisht me dyer të hapura, por duhet bërë medoemos. Dhe përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart, kjo nuk diskutohet. Ka edhe rregulla që caktohen, që neve në PD i quajmë statut. Statuti zbatohet”, tha Alimehmeti.

Kur u pyet nëse PD-ja funksionon “një për të gjithë e të gjithë për një”, Alimehmeti u përgjigj: “Unë mendoj se funksionon si forcë. Patjetër që ka hapësira për më mirë, por mendoj që funksionon si forcë, herë pas here përdoret edhe termi front. Të gjithë bashkë sforcohemi në një drejtim dhe objektivi janë 3 pikat: familje, besim dhe komb”.


Alimehmeti tha se nëse do të hyjë në Parlament, projektligji i parë që do të çonte përpara do të ishte “financimi i duhur i sistemit shëndetësor dhe pastrimi i tij nga keqmenaxhimi dhe keqorganizimi”.

“Shëndetësia kushton, nuk ka falas. E pamë si ishte falas, na rrënoi. Kushton shëndetësia dhe duhet mbështetur nga shteti. Nuk ka ilaçe dhe ajo që bëhet në sekondë është ligji i cilësisë së barnave. Ky ligj funksionoi shumë mirë deri në vitin 2014, kur e ndërroi Edi Rama. Jo të vijë çfarëdolloj ilaçi që nuk ia dimë cilësinë”, theksoi Alimehmeti.

#Alimehmeti #shigjeton #lidershipin #Nëse #humbasim #përgjegjësitë #shkojnë #gjithmonë #për #lart
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button