Aktualitet

Zhdukja e Talo Çelës, SPAK kontroll ‘blic’ në zonën e Dumanit

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në bashkëpunim me Policinë e Elbasanit ka zhvilluar një operacion në Rrogozhinë me qëllim gjetjen e Talo Çelës. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se operacioni është zhvilluar në fshatrat Sinaballaj dhe Karrinë të Rrogozhinës, zonë ku jetonte dhe Nuredin Dumani, ish-miku i Çelës që iu kthye në armik dhe që sot është një nga të penduarit e drejtësisë.

Sipas Qynos, operacioni është zhvilluar pasi policia dhe SPAK, kishin marë informacione në rrugë operative se Talo Çela, fshihej në banesën e Lefter J. dhe Besnik J, të cilët janë me vendbanim pikërisht në zonën ku ka qëndruar familjarisht Dumani.

Gjatë kontrolleve nuk është konstatuar asnjë send i paligjshëm dhe asnjë gjurmë e Talo Çelës, duke bërë që autoritetet të kthehen sërish duarbosh.

Ndërkohë gjyqi ndaj Çelës vijon, ndërkohë që fati i tij është një mister. Ky operacion zhvillohet në një kohë kur qarkullojnë zëra se Çela mund të jetë vrarë, pasi edhe vetë avokati i tij, në seancën e zhvilluar së fundmi për të, deklaroi se nuk kishte pasur asnjë kontakt me të dhe se prokurën e përfaqësimit e kishte marrë me firmën e të vëllait, Bujar Çela, tashmë i ndjerë.

Talo Çela është i dyshuari kryesor për një sërë vrasjesh dhe grabitjesh të ndodhura në vend, përfshirë edhe grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit. Emri i tij doli edhe në dëshminë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili e implikon atë në disa krime të rënda, herë si bashkëpunëtor, e herë si vrasës. Madje dhe plagosjen që solli kapjen e tij, Dumani ia atribuon Talo Çelës dhe njerëzve të tij.

Por, të dhëna të tjera tregojnë se Talo Çela, lëviz i qetë mes Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe zonës së Peqinit. Kërkimet vijoj

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button