Aktualitet

Ja pse oligarku i peshkut Gjergj Luca paguan Elvi Fundon 2.4 milionë lekë në muaj

Shqipëria ka shumë biznesmenë. Shumica të ndershëm dhe të heshtur. Shumica janë bërë biznesmenë nga zero, pa punë të pista dhe para droge.

Shumica janë biznesmenë pa marrë asnjë qindarkë nga paratë publike, pa marrë prona dhe leje. Ata të gjithë punojnë pa zhurmë.

Nga ana tjetër, sikur një pordhë të lëshojë oligarku i peshkut, Gjergj Luca, pasqyrohet si me komandë në disa media.

Zellin më të madh e shfaq portali i ish zyrtarit të PD-së, Elvi Fundo, ku pasqyrimi është një lëpirje deri magjepsje, çka të kujton disa zonja që u shfaqën duke shkulur flokët dhe i puthur këmbët gurusë indian Paramahamsa Vishewandanda, kur erdhi në Rinas.

Kaq peshë dhe rëndësi ka për opinionin publik çdo deklaratë e Gjergj Lucës?!

Në fakt, ky dokument i tregon të gjitha. Gjergj Luca paguan vetëm Elvi Fundon 2.4 milionë lekë të vjetra çdo muaj për ‘lëpirje’. Gati sa rroga e Edi Ramës.

Këtu nuk ka asgjë të paligjshme, por të paguash tek Elvi Fundo mbi 2 mijë euro çdo muaj, dhe një zonjë që qëron karkaleca 300 euro në muaj, kjo nuk duket edhe aq njerëzore.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button