Kryemadhi fshehu paratë në Zvicër/ Kaloi në këmbë kufirin, të kalonte paratë tek oligarku rus, u kthye të nesërmen

Kryemadhi fshehu paratë në Zvicër/ Kaloi në këmbë kufirin, të kalonte paratë tek oligarku rus, u kthye të nesërmen
Dokumentet nxjerrin në pah se Kryemadhi në vitin 2017 ka marr dy pagesa nga kompania e inkoporuar në Qipro Holdem Holdings Limited, që pas saj janë biznesmenët rusë në tregun e naftës Alexandër Smuzikov dhe Alexandër Kaplan
Gjithashtu të dhënat zbulojnë se bashkëshortja e Metës ka bërë një pagesë për VRADUR HOLDINGS LIMITED, një tjetër kompani offshore që udhëhiqet nga oligarku rus VITALY SAVVIN. Pagesat justifikohen se janë kryer për shërbimet e marketingut si dhe me arsyen e “dividend për aksionerët” Por këto të dhëna nuk janë të vetmet që tregojnë se Monika Kryemadhi ka llogari të fshehta jashtë Shqipërisë, pasi ekskluzivisht për emisionin Top Story në Top Channel EU REPORTER deklaroi se “provat tregojnë qartë se Kryemadhi kishte një llogari bankare në Zvicër.