Aktualitet

Biden firmos kufizime të reja për azilkërkuesit në kufirin SHBA-Meksikë, reagon me shqetësim OKB

Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi të martën një urdhër të ri ekzekutiv, që do të kufizojë përkohësisht të drejtën për të kërkuar azil në kufirin SHBA-Meksikë sa herë që numri i emigrantëve që kalojnë në mënyrë të paligjshme ose pa autorizim arrin një mesatare ditore prej 2500 vetësh.

Sipas urdhrit ekzekutiv të Presidentit Biden, ata që hyjnë në vend në mënyrë të paligjshme nuk do të kenë të drejtë për azil, nëse nuk kanë arsye të jashtëzakonshme për të qëndruar në Shtetet e Bashkuara.

“Këto masa nuk do të rregullojnë sistemin tonë të imigracionit, por ato mund të na ndihmojnë shumë në menaxhimin më të mirë kësaj sfide të vështirë”, tha Presidenti Biden në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë.

Për këto kufizime që do të hyjnë në fuqi menjëherë, ka reaguar edhe Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. UNHCR ishte “shumë i shqetësuar” nga shtrëngimi i politikës amerikane të imigracionit të shpallur nga presidenti Joe Biden, duke i kërkuar Uashingtonit të rishqyrtojë vendimet e tij.

“Masat e reja do të parandalojnë që shumë njerëz që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare të përfitojnë nga azili dhe do ta gjejnë veten pa një mundësi të mundshme për të gjetur sigurinë”, komentoi UNHCR në një deklaratë.



#Biden #firmos #kufizime #të #reja #për #azilkërkuesit #në #kufirin #SHBAMeksikë #reagon #shqetësim #OKB
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button